Thursday, September 19, 2024
spot_img

Çështja “Dibala” bëhet problem familjar, flet e fejuara e argjentinasit: Babai im do që ai të zgjedhë River Plejtin, por…

- Advertisement -..

Duket se çështja e largimit nga Juventusi të Paolo Dibalas, është bërë dhe një problem në familjen e të fejuarës së tij, e cila në një intervistë ka folur se çfarë të ardhme ka zgjedhur 28-vjeçari.

Argjentinasi ka komunikuar me drejtuesit bardhezi përpara disa kohësh dhe ka zgjedhur se nuk do të rinovojë, për t’u larguar nga “Zonja” në fund të sezonit.

Oriana Sabatini, e cila është e fejuara e Dibalës prej disa kohësh, ka treguar komunikimet që ka pasur sulmuesi me të atin e saj, me këtë të fundit që i kërkon gjithmonë për të shkuar te River Plejti. “Nëse unë e lë atë të shkojë te Boka Zhuniors, babai im do t’i vërë flakën Trojës”, u shpreh modelja duke qeshur.

Gjithsesi ajo tregoi dhe vendimin e Dibalës me pak fjalë, e cila u shpreh: “Mendoj se ai do të qëndrojë në Europë”, ku ekipet që interesohen janë të shumta.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X