Noizy përveç famës dhe projekteve të sukseshme këngëtari njihet dhe për lidhjen e ngushtë me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj. Dhe sot në një postim me Noizyn kryetari i bashkisë deklaroi se ‘Diçka e madhe po vjen’
Gjatë ditës së sotme Erion Velia ka pritur në zyrën e tij reperin, Noizy. Në faqen e tij në Instagram, kryetari i Bashkisë Tiranë, na “përgatit” për diçka të madhe. Me siguri bëhet fjalë për koncertin e Noizyt në 14 gusht që po bashkëpunon me bashkinë e Tiranës.
Ju kujtojmë që më herët Rigelsi ka bërë me dije se emra të tillë si Loredana, Yll Limani, Ledri Vula, Xhensila Myrtezaj, Dhurata Dora,Buta, Lyrical Son, Mc Kresha e shumë artistë shqiptarë priten të ndezin “Air Albania” në gusht. Përpos tyre, Rajku lajmëroi se do të sjellë reperët më të mëdhenj në Evropë për të performuar krah tij.