Thursday, May 16, 2024
spot_img

Çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të beni në shtatzani?

- Advertisement -..

Përpara se të mbërrijë në jetë gëzimi juaj i madh, keni përgjegjësi për ti ndihmuar këto krijesa të mrekullueshme brenda në barkun tuaj të rriten në një mjedis të shendetshëm.

Çfarë duhet të beni gjatë shtatezanis

• Një dietë e ekulibruar ushqimore është menyra më e mire për të marr vlerat ushqyese të domosdoshme

•Pini sa me shume uje

• Merrni multivitamina pasi ndihmojnë për një shtatezani të shëndetshme dhe në ardhjen në jetë të një femije të shëndetshme.

• Flini shume- pushoni gjate dites

• Shtoni peshë me zgjuarsi

• Bëni nje plan lindje.

Ndërsa mbani brenda trupit tuaj një bebe duhet të tregoni kujdesin maksimal duke evituar edhe disa veprime të caktuara. Në çdo moment duhet t’i bëni gjërat në mënyrën e duhur pasi muajt e parë janë tepër delikatë. Pra trimestri i parë nuk duhet të konsiderohet si një periudhë e lehtë për t’u kaluar. Duke qënë kështu gruaja duhet të mos kryerjë disa veprime të caktuara në mënyrë që të mos e rrezikojë fëmijën.
Cilat janë këto veprime?
• Mos e stërmundoni veten me punë, qoftë në karrierën tuaj qoftë në shtëpi. Disa lëvizje janë totalisht për t’u evituar në shtatzani.
• Qëndroni larg substancave helmuese, alkoolit dhe duhanit. Edhe tymi pasiv është shumë i rrezikshëm sepse mund të shkojë tek fetusi nëpërmjet frymëmarrjes.
• Evitoni tensionet e mëdha emocionale që e acarojnë sistemin tuaj nervor dhe ndikojnë në rritjen e fetusit.
• Mos vishni rroba shumë të ngushta sidomos në zonën e barkut.
• Nuk duhet të konsumoni medikamente pa folur më parë me mjekun.
• Mos e teproni me aktivitetin fizik. 
• Mos bëni dush me ujë të nxehtë sepse mund të zgjerohen enët e gjakut dhe të ulet tensioni duke shkaktuar edhe gjendje të fikti.
• Mos e teproni me aplikimin e vajrave dhe kremrave në lëkurë. I përdorni në sasinë normale ndryshe mund të shkaktojë alergji në zonën e lëkurës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X