Këngëtari i njohur britanik, Liam Payne dhe e fejuara e tij Maya Henry janë ndarë.
Lajmi u konfirmua në një mënyrë të pazakontë pasi yllit të One Direction iu publikuan disa fotografi me modelen amerikane, Aliana Mawla.
Konfirmimi i prishjes së fejesës vjen vetëm disa orë pasi fotot e këngëtarit me krahët e tij të rreth 24 vjeçares u shfaqën në një llogari të fansave në Instagram të hënën (23 maj), si dhe të çiftit të kapur për dore.
Si konfirmim i romancës së tyre Aliana publikoi disa fotografi me këngëtarin, por në anën tjetër Maya iu referua Liamit si ‘i fejuari’ i saj në seksionin e komenteve të postimit, të cilin personat e afërt me ish-finalistin e X Factor e kanë cilësuar si ‘shumë mashtruese’.
Pasi u shfaqën imazhet, vendasja nga Teksasi shkroi: “I dua shumë fansat, por ju lutem mos më dërgoni këto foto të të fejuarit tim ku shihet i mbështjellë rreth një gruaje tjetër. Kjo nuk jam unë dhe është mjaft e vështirë të dish se kjo ka ndodhur pa e parë. Mjaft tani”, ka deklaruar ish-e fejuara e Liam.