Saturday, November 2, 2024
spot_img

Elgit Doda rrëfen historinë e dashurisë me Klea Hutën

- Advertisement -..

Këngëtari dhe producenti Elgit Doda ka zbuluar së fundmi detaje rreth jetës së tij personale dhe historisë së dashurisë me Klea Hutën.

I ftuar në një intervistë përballë fëmijëve të “Piter Pan”, producenti nuk i shpëtoi pyetjeve në lidhje me bashkëshorten e tij, aktoren Klea Huta. Duke u ndalur tek propozimi romantik që ai i bëri Kleas pak kohë më parë, Elgiti sqaroi pse ishte vonuar aq shumë për të bërë diçka të tillë.

“Nuk e kisha bërë më herët edhe e bëra në momentin e duhur, në ditëlindjen e Kridit. E kisha harruar tek xhepi i panatallonave të tjera prandaj e bëra kaq vonë. Edhe ne të, mëdhenjtë bëjmë ndonjëherë gabim, por më mirë vonë sesa kurrë. Unë e bëra në ditëlindjen e Kridit me unazën që ajo e ka aq shumë qejf. Unë jam pak harrakt i harroj gjërat.”- tha producenti.

Një tjetër fëmijë e pyeti Elgitin:

Ti ke një nuse shumë të bukur, dua të di si të zgjodhi ajo ty?

“Të ishte që të më zgjidhte ajo mua s’më zgjidhte por e zgjodha unë. Na takon ne meshkujve ta zgjedhim ne femrën dhe ti mbushim mendjen që jemi të mirë.”– u përgjigj Elgiti.

Nisur nga fakti se Elgiti tha se ka mbaruar studimet për dirigjent, ai u pyet se kush është “dirigjenti” në shtëpinë e tij?

“Në shtëpinë tënde është mami? Edhe te unë është Klea dirigjente”- tregoi producenti, ndërsa kur u pyet nëse Klea gatuan në shtëpi ai tha: “Shiko kur kemi kohë gatuajmë, por gjysma e shtëpisë digjet merr flakë.”

Duke marrë shkas nga deklarata e Klea Hutës se ata jetonin në shtëpinë e nënës së saj, një nga fëmijët e pyeti Elgitin: Vazhdon të jesh kollovar?

“Ka një benefit shumë të madh të jesh kollovar, sepse të mban vjehrra në pëllëmbë të dorës. Por unë tani jam rritur dhe kam marrë një shtëpi që jetojmë me Klean.”– tha Elgiti.

Kujtojmë se Klea dhe Elgiti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre para dy vitesh teksa i surprizuan fansat me disa postime në rrjetet sociale ku ndanë imazhe të dasmës së tyre në Marok.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X