Saturday, November 2, 2024
spot_img

Eneda Tarifa flet për rikthimin në ekran dhe ‘komenton kolegët’

- Advertisement -..

Që largimit nga “Portokalli”, Eneda Tarifa u distancua krejtësisht nga televizioni për t’ju përkushtuar muzikës. Këngëtarja ka zbuluar së fundmi nëse ka në plan të rikthehet në ekran, dhe ka komentuar moderatorët Salsano Rrapi, Fjoralba Ponari dhe Xhemi Sheu.

Eneda konfirmoi se rikthimi në ekran nuk është në planet e saj, duke shprehu se “është lodhur” gjithë këto vite.

“As më shkon mendja fare. Ndjej që jam lodhur gjithë këto vite në ekran. U bë që në vitin 2010 që jam non stop në prezantim. Dua këto vite t’i kushtohem muzikës, të lë disa këngë dhe disa kujtime për vajzën time që ndoshta janë edhe trashëgimia e saj më e madhe”-tha Eneda Tarfia në një intervistë në “Abc News.”

Këngëtarja zbuloi se do të rikthehet në muzikë me shumë produksione të reja dhe madje me një koncert recital.

“Këtë vit patjetër, nuk e shtyj më të bëj një koncert recital. Kënga që do të vijë është një remake, ripunim i një kënge të vjetër arbëreshe, e pres të dali me ditë”- tha Eneda. 

Në një lojë të zhvilluar Eneda kometoi edhe moderatorët ndër vite të “Portokalli”, duke iu përgjigjej pyetjeve rrufe.

Për Salsano Rrapin shprehu se është një “koleg i mirë”, për Xhemi Shehun tha “e paparë”, ndërsa për Fjoralba Ponarin shprehu se është talent i jashtëzakonshëm se nuk e kisha parë në aktrim”.

Duke rikujtuar eksperiencën e saj në Eurovision, ku përfaqësoi vendin tonë në vitin 2016. E pyetur nëse do të rikthehej në festivalin europian, këngëtarja tha: “Po, po. Varet shumë nga kënga. Nëse më vjen një material i mire, pse jo? Gjithmonë do ta provoja, patjetër. Unë kujtoj Caliope këtu që mori pjesë në festivalin Europian para 15 vjetësh dhe u rikthye. Do të doja shumë ta riprovoja që ta bëja siç duhet.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X