- Advertisement -..
Aktori i njohur Kenan İmirzalıoğlu është bërë baba për herë të dytë.
Mediat turke ditën e sotme kanë raportuar se bashkëshortja e aktorit të njohur turk, Sinem Kobal ka sjell në jetë fëmijën e tyre të dytë, e cila është vajzë.
Sinem dhe vajza janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe si duket çifti e ka zgjedhur tashmë emrin për vogëlushen e tyre.
Ata kanë vendosur ta quajnë vajzën e tyre të dytë Leyla.
Çifti janë prindër edhe të një vajze tjetër, e cila quhet Lalin dhe është 6-vjeçare.