Big Brother është një formulë televizive shumë e famshme jo vetëm në Shqipëri por në shumë vende të botës.
Për shumë vite të gjitha edicionet e Big Brother në vendin tonë kanë qenë shumë të suksesshme. Edhe këtë vit ka qënë një super sukses. Le të jemi të sinqertë që është një spektakël shumë i arritur me standarte dhe organizim të lartë. Por kjo nuk përjashton se mund të ketë ‘probleme’ me vërtetësinë e produksionit.
Këtë edicion ylli i padiskutueshëm është Luiz Ejlli i cili ka rrëmbyher të gjithë publikun me simpatinë dhe lojën e tij brënda shtëpisë së famshme.
Le të futemi në temë: Sot në Fan Club pati një diskutim absurd mbi të shkuarën e Luiz Ejllit,duke nxjerr njerëz që tregojnë ngjarje të shkuara në jetën e Luiz Ejllit.
Fillimisht të gjithë kanë një të shkuar,edhe jeta e shtrenjtë në Spanjë e Olta Gixharit,edhe hetimi nga SPAK ose ikja nga aksidenti i Kejvina Kthjella ose çdo njeri tjetër por kjo nuk i jep të drejtë produksionit të futet përtej lojës që bëhet në spektaklin Big Brother.
Dy janë hipotezat që produksioni po bënë gabime fatale 1. Nuk duan që Luiz Ejlli të fitoj këtë pushtet apsolut vëmëndje të publikut sepse vetëm ata e duan për qëllimet e tyre 2. Shfrytëzojnë ne maksimum figurën e atij që ka vëmëndje të padiskutueshëm për klikime shikueshmëri…
Si përfundim Fan Club bëri një gabim fatal në shkeljen e të drejtës të jetës personale jashtë dinamikave dhe lojës në Big Brother. E gjithë kjo për të disatën hërë vë në dyshim vërtetësinë e produksionit.
Askush nuk është tabel qitje për jetën e shkuar në gjykim publik.