Friday, June 27, 2025
spot_img

Fëmijët e të famshëmve “pushtojnë” Javën e Modës në Paris!

- Advertisement -..

Blicet e fotografëve ndriçuan pasardhësit e VIP-ave, ndërsa sfilata e koleksionit të meshkujve Saint Laurent për pranverë/verë 2026, në Javën e Modës në Paris, u shndërrua në një pasarelë të stilit të trashëguar.

Nga vajza e supermodeles ikonike Kate Moss e deri tek djemtë e Liam Gallagher të Oasis, pasardhësit e figurave të njohura nga bota e modës, muzikës dhe biznesit spikatën me stilin dhe prezencën e tyre.

Lila Moss, guxim dhe stil i pakompromis

Lila Grace Moss, vajza e Kate Moss, u bë qendra e vëmendjes me një pamje të guximshme: pa reçipeta dhe e veshur me një bluzë transparente të zezë me mëngë të gjata, kombinuar me një fund me bel të lartë dhe rrudha të theksuara, një paraqitje që përforcon imazhin e saj si një modele e denjë për trashëgiminë e së ëmës.

Mathilde Pinault: thjeshtësi elegante pranë babait

E pranishme ishte edhe Mathilde Pinault, vajza e biznesmenit të fuqishëm francez François-Henri Pinault (CEO i Kering, kompania që zotëron Saint Laurent). E veshur me një fustan kafe me shpatulla jashtë dhe rrudha, ajo pozoi krah të atit, duke sjellë një imazh të thjeshtë, por shumë elegant.

Amelia Gray: elegancë androgjene në qendër të modës

Amelia Gray Hamlin, vajza e Lisa Rinna dhe aktorit Harry Hamlin, tërhoqi vëmendjen me një look androgjen, ku kombinoi një këmishë të bardhë, kravatë gri-e-zi, pantallona të gjera të zeza, një xhaketë lëkure, taka elegante me majë dhe syze klasike të errëta. E gjithë pamja ishte një përqafim i stilit modern me qëndrim të fuqishëm.

Trashëgimia Gallagher: Gene dhe Lennon me kostume klasike

Gene dhe Lennon Gallagher, djemtë e Liam Gallagher, ish-vokalistit të grupit legjendar Oasis, dhanë shembullin e paraqitjes klasike mashkullore me kostume të qepura me kujdes dhe kravata të përzgjedhura.

Gene, djali i Liam me Nicole Appleton, kishte zgjedhur një kostum gri dhe kravatë gri-e-zi.

Lennon, djali i Liam dhe Patsy Kensit, preferoi një kostum blu me kravatë me vija të kuqe-e-zi, të shoqëruar nga syze dielli të zeza.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X