Fifi ka qenë kryetemë ditëve të fundit.
Këngëtarja, e cila po shijon disa ditë pushimi me të dashurin e saj, ka publikuar dhjetëra mesazhe bullizuese e ofenduese që kanë arritur në adresën e saj.
Por krahas tyre padyshim Fifi merr më shumë mesazhe frymëzuese e ndonjëherë edhe prekëse si ky i fundit.
Një fanse e Fifit ka ndërruar jetë pak kohë më parë dhe familjarët e saj i kanë kërkuar këngëtares që të postojë një video ku vajza është duke kënduar një nga këngët e saj të preferuara të Fifit.
Mesa duket ky mesazh e ka përlotur Fifin dhe ajo e ka postuar në rrjetet e saj sociale duke uruar që Era të prehet në paqe.