Thursday, November 21, 2024
spot_img

Fjolla Morina rrëfen eksperiencën e saj në burg!

- Advertisement -..

Fjolla Morina jo pak herë ka pasur probleme me ligjin. Këngëtarja nga Kosova madje ka qëndruar në burg për më shumë se një muaj.

Së fundmi, në një intervistë për “Libero” Morina nuk hezitoi të fliste për këtë periudhë të jetës së saj. Ajo ndër të tjera tregoi se nuk ka kaluar keq në qeli, madje i ka shërbyer për të pushuar.

“Nuk mundesh me e quajt burg, nuk është njësoj si tek burrat. Vetëm kam lexuar, jam stërvitur dhe kam fjetur. Nuk mundem ta quaj burg. Mua nuk më duket si burg? A e dini çfarë më ka bërë mirë? Fakti që nuk e kam pasur telefonin, jam qetësuar. Ndonjëherë them se vlen për disa njerëz. Jeta ime aty ishte shumë ndryshe, kam pasur nevojë për pushim”, është shprehur këngëtarja.

“Njeriut mund t’i ndodh gjithçka, nuk e kisha imagjinuar kurrë. Jeta ime aty ishte shumë ndryshe. Zgjohesha herët në mëngjes, nuk jam marrë me njerëzit shumë,”-shtoi Fjolla.

Kujtojmë që në shtator të 2020 këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Ajo u dënua me arrest shtëpie në Kukës por në dhjetor të atij viti u arratis drejt Maldives. Pas kësaj ajo u shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndonte akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X