Dhe pse kanë disa muaj të ndarë, Fjolla Morina vazhdon ende të hedhë kunja në rrjetet sociale ndaj ish-bashkëshortit të saj Fisnik Syla.
Disa ditë më parë ai duket se iu kundërpërgjigj thumbave të ish- partneres teksa u shpreh:
“Paskan filluar “këngëtaret” të na bëhen psikologe…?! Njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dasht vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë….Zhurmën e bën më vonë mungesa e tyre.”
Këngëtarja dhe pse nuk e la pa iu kundërpërgjigjur në rrjetet sociale duket se nuk po i del ende inati me biznesmenin dhe ka reaguar mjaft e revoltuar nëpërmjet disa postimeve në InstaStory ku shprehet se ‘përsonat të cilët duhet të flasin nuk flasin dhe ata që duhet të mos flasin, flasin’.
“Problemi kryesor është se: Ai që duhet të flasi nuk flet, ndërsa ai që duhet ta mbylli gojën flet”– shkroi këngëtarja ku menjeherë ka ardhur dhe postimi tjetër teksa thumbon meshkujt që depilohen:
“Ata meshkuj që depilohen, i heqin vetullat, e meritojnë dhe ciklin menstrual”.
Më pas ajo e mbylli postimin duke ironizuar personat që japn ‘mend’: “O Zot na jep pak shëndet e fat se për mend kemi boll”.
Fjolla nuk ka përmendur asnjë emër në reagimet e saj, megjithatë nisur nga fakti se këto statuse pasojnë ironitë e bëra së fundmi nga këngëtarja dhe Fisnik Syla në rrjetet sociale, lë të kuptohet se ajo i drejtohet biznesmenit.