Një nga projektet e Azet të publikuara këtë verë ishte edhe bashkëpunimi me Zunën i titulluar ‘’KMN’’.
Projekti i publikuar rreth dy javë më pare zgjoi polemika të shumta pasi producenti Bini Nebihu hodhi akuza të drejtëpërdrejta për vjedhje të këngës.
Në një rrëfim të disa ditëve më parë ai tha se Zuna ishte në studion e tij ku dëgjoi demon, të cilën e ruajti me telefon dhe e realizoi diku tjetër.
Në këtë betejë për të drejtat e autorit ditën e sotme ka pasur një zhvillim.
Përmes rrjeteve sociale, Bini ka bërë të ditur se kënga është bllokuar për shkak të autorësisë nga ana e tij.
“Drejtësia fiton. Kënga Azet dhe Zuna që kishte të drejtën time autoriale u fshi. Edhe pse kisha vendosur per kengen Azet x Zuna që të mos bëj deklaratë publike dhe çështjen ia kam besuar institucioneve ligjore, por për shkak të nxitimit të disa eksponentëve të caktuar të cilët çdo herë janë të gatshëm të bëjnë gjykime publike pa fakte , ne si produksion @diez_music edhe nje here po e dëshmojme vertetësine mbi pasurine tone intelektuale.” – është shprehur ai.
Kënga momentalisht nuk është e disponueshme ndërsa nuk ka pasur asnjë reagim nga Azet dhe ekipa e tij.