Reperi Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, ka qenë kryefjala e mediave kohët e fundit për sherrin e bujshëm me Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmetaj.
Pas sherrit dhe vendosjes së tritolit në lokalin e tij, artisti duket se po i kalon këto situata dhe ka vendosur të bëjë zhurmë përmes muzikës.
Pasi publikoi bashkëpunimin me këngëtarin Yll Limani, Noizy ka gati një tjetër bashkëpunim, kësaj here me një repere. Bëhet fjalë për Loredana Zefin, ku dyshja paralajmërojnë “shkatërrim” me duetin e tyre.
“Heart attack @loredana 17/June gati për shkatërrim”, shkruan Noizy në një postim në Instagram.
Bashkëpunimi mes dy reperëve është dyshuar që disa ditë më parë. Dyshimet për këngë të përbashkët mes tyre janë ngritur nga disa foto që ka publikuar reperja në Instagramin e saj. Në njërën nga ato Loredana u shfaq në lokalin e reperit. Të shumtë kanë qenë edhe ndjekësit në seksionin e komenteve, që shkruajnë që ajo ndodhet në Durrës për realizimin e klipit me Noizyn.