Dasma e balerinit dhe fituesit të “BBV”, Ilir Shaqiri, bëri bujë të madhe në mediat rozë.
Aty pati shumë të ftuar, e në mesin e tyre edhe fytyra të njohura publike.
Vetëm 6 nga ish-banorët u panë në dasmë ndërsa u komentua shumë mungesa e Sabianit, me të cilin Iliri kishte krijuar shoqëri të ngushtë brenda shtëpisë.
Në një intervistë të realizuar sot, Ilir Shaqiri shuajti kureshtjen e madhe për mos pjesëmarrjen e
Sabianit të cilët e konsideronin njëri-tjetrin vëlla. Ai u shpreh se i ka dërguar ftesën Sabianit.
“Ka pasur mungesa shumë. Kishte njerëz që kishin punë nuk vinin dot. Siç nuk erdhën miqtë e mi që janë në Itali, Kledi, Dori e të tjerë.
Ftesa është bërë në fillim për 4 qershor, por u përshpejtua për tani, e prandaj kishte edhe mospërputhje me datat.
Sabi e ka marrë ftesën i pari si shumë të tjerë që ishin familjarë të “Big Brother”. Ka pasur punë dhe unë e mirëkuptoj. Falë punës jetojmë. Ndoshta edhe unë ndonjë ditë nëse do jem i ftuar në një dasmë nuk mund të shkoj dhe dua të më mirëkuptojë”, tha ai