Saturday, November 23, 2024
spot_img

Intervista me atleten e shquar Luiza Gega / ‘Keqardhja për promovimin e disa figurave pa vlerë për rininë’

- Advertisement -..

Atletja e shquar, Luiza Gega, është në një moment të artë të karrierës së saj. Sportistja fitoi medaljen e artë në garën e 3000 metrave me pengesa me kohën 9’14″31, e cila gjithashtu është edhe një rekord i ri ko mbëtar. Një tjetër çmim të rëndësishëm Luiza mundi ta sillte në Shqipëri, duke na bërë të gjithëve krenarë.

Këtë herë sjellim anën tjetër të atletes së rekordeve. Larg pistës së vrapit dhe jetës mes sportit, njihuni me një tjetër Luizë, vajzën që pëlqen fustanet dhe që shi jon jetën mes familjes së saj. Ndonëse është ndër emrat më të spikatur në vendin tonë, ajo e jeton jetën larg famës së madhe, e rrjedhi misht edhe larg pasurive.

Në intervistën dhënë për “Panorama Plus”, sportist ja rrëfen rrugëtimin e saj në sport dhe në të përditshmen e saj larg famës.

Një tjetër medalje për Luizën, mund të na i për shkruani emocionet si kampione?

“Po, një tjetër medalje, një tjetër rekord kombëtar. Në fakt, e doja si medalje, aq më tepër që unë shkoja si Kam pione Mesdheu në fuqi pasi në ish-Lojërat Mesdhetare të kaluara në Tarragona 2018 arrita të fitoja medal jen e artë. Sigurisht që e lumtur që i shtova kolek sionit tim një medalje të rëndësishme dhe që i solla Shqipërisë një medalje të artë. Por gjithsesi ajo që me gëzoi dyfish ishte edhe re kordi kombëtar dhe njëko hësisht rekordi i Kampi onatit Mesdhetar në këtë disiplinë. Duket se në vendin tonë janë të shumtë person azhet nga fusha të ndry shme, që gëzojnë një famë të madhe, ndonëse nuk korrin suksese të tilla në rrafsh kombëtar apo edhe ndërkombëtar”.

Ndodh që ju vjen keq për këtë fakt?

“Unë nuk jam natyrë që më pëlqen shumë fama, unë thjesht bëj diçka që e kam pasion, që e dua dhe që sig urisht e kam dhe punë pasi jetoj me këtë që bëj. Thjesht më pëlqen që kur arrij diç ka ta ndaj me njerëzit suk sesin tim, patjetër që ndi hem mirë kur ato e vlerë sojnë dhe e kuptojnë sakri ficën që duhet në Shqipëri për të arritur rezultate në nivel ndërkombëtar në këtë fushë. Ndoshta më vjen pak keq që promovimi i tepërt i disa figurave që nuk japin vlera qoftë dhe për rininë, por që kanë shumë ndikim te to”.

Sa ju ka pasuruar ky sport?

“Këtë sport e nisa thjesht si lojë dhe më pas pashë që kisha talent dhe që më pas u kthye në pasionin tim më të madh. Pra, nuk e kam ni sur për të menduar që të bëj lek me të sepse me sportin nuk ke asgjë të sigurt se në çfarë niveli mund të arrish. Por sigurisht me rritjen e re zultateve, të ardhurat ishin më të mëdha, qoftë premiot e garave ndërkombëtare. Por sigurisht që nuk bëhesh e pasur, sidomos në Shqipëri pasi të ardhurat më të mëdha më ikin për grumbullime ndryshe nuk e mbaj dot këtë nivel. Mund të them që arrij të mbaj mirë veten, por kaq”.

Le të flasim pak për Luizën larg sportit, si është jeta juaj, familja juaj?

“Jeta ime pothuajse i ësh të dedikuar 100% pasionit tim për momentin, kjo sig urisht me shumë dëshirë pasi dua t’i marr maksi mumin që mundem këtij pasioni, që në fakt s’do doja të mbaronte, por që për fat të keq s’është i përjet shëm. Me familjen jam shumë e lidhur dhe kam fa tin e madh që kam 3 motra që i kam dhe shumë shoqe përveçse motra dhe kurrë s’e kam ndjerë mungesën e shoqërisë. Ato janë gjith monë aty për mua, flas gjithë kohës me to, aq më tepër që më kanë bërë 5 herë teze dhe nipërit dhe mbesat më japin kaq shumë dashuri sa s’di si ta përshkruaj. Jam shumë e lumtur në këto momente”.

A e “tremb” Luiza gjininë mashkullore?

“Jo, nuk besoj që tremb njeri, thjesht koha ime shumë e kufizuar më pen gon. Jam e shoqërueshme si natyrë, më pëlqejnë njerëz it me sens humori sepse e tillë jam dhe vetë. Nuk do di si dukem nga jashtë, por ato që më njohin e dinë që jam e tillë. Pra, s’besoj që tremb askënd”.

Për shkak të profesion it tuaj keni një natyrë sportive, po çfarë e bën Luizën të veshë fustan dhe taka?

“Unë pëlqej jashtë mase këmishët, veshjet serioze, fustanet gjithashtu dhe për fat të keq një pjesë e mirë e lekëve të mia ikin rroba që ndoshta dhe nuk arrij t’i vesh dot. Takat më pëlqe jnë shumë dhe pse nuk mbaj mend kur i kam ve shur për herë të fundit pasi më lodhin këmbët dhe për momentin i mbaj larg. Fakti që duhet të rri 90% të kohës me tuta dhe streçe s’do të thotë asgjë, jam thjesht një vajzë si pjesa më e mad he e vajzave që e ka mend jen te rrobat, parfumet tualetet, por që për momen tin puna që bëj më mban larg këtyre “mini hobeve”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X