Thursday, May 16, 2024
spot_img

Ja kur do publikohet dokumentari i gjyqit të Johnny Depp dhe Amber Heard nga Netflix

- Advertisement -..

Netflix ka konfirmuar datën e publikimit për dokumentarin e shumëpritur në lidhje me gjyqin e Johnny Depp dhe Amber Heard. Menjëherë pas gjyqit të bujshëm, ‘Netflix’ fitoi të drejtat për të krijuar një prodhim rreth çështjes gjyqësore.

Amber Heard arriti të marrë rreth 2 milionë dollarë dëmshpërblim për shkak se avokati i Johnny Depp, Adam Waldman, kishte bërë disa akuza të pavërteta. Kurse Depp fitoi gjyqin dhe 10 milionë dollarë dëmshpërblim për shkak se shkrimi i Heard për Washington Post në 2018 ku e cilësonte veten viktimë të dhunës në familje rezultoi shpifje.

Publiku tani do të rijetojë gjyqin në formën e një dokumentari me buxhet të madh për Netflix, dhe data e publikimit tashmë është konfirmuar. Data e publikimit në SHBA për dokumentarin do të jetë 16 gusht 2023, megjithëse publikimi në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë më vonë, sipas raporteve.

Regjisorja dhe producentja ekzekutive e dokumentarit është producentja e famshme Emma Cooper.

Cooper qëndron pas dokumentarëve të suksesshëm “Misteri i Marilyn Monroe: Kaseta e Padëgjuar”, “Zhdukja e Madeleine McCann” dhe “Bikram: Yogi, Guri, Predator”.

Në këtë pikë, është e paqartë se çfarë pamjesh do të përdoren në dokumentar dhe nëse do të tregojë rishfaqje të historive të përshkruara në çështjen gjyqësore, apo nëse thjesht do të shfaqë pamje nga vetë rasti.

Netflix ka thënë se synon të ofrojë një panoramë “neutrale” mbi incidentet, duke thënë në një deklaratë për shtyp: “Dokumenatri me tre pjesë mund të hedhë dritë të re mbi historinë që të gjithë mendojnë se e dinë tashmë”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X