Gjatë fundjavës, Britney Spears ndau papritur një postim në rrjetet sociale një foto të Selena Gomez.
Artistja ishte e ftuar në dasmën e Britney Spears dhe Sam Asghari në Las Vegas që u organizua pak kohë më parë.
Këngëtarja i kushtoi një postim veçanërisht yllit të hitit “Lose you to love me”. Britney falenderoi Selenën për pjesëmarrjen në dasmën e saj teksa postoi një foto të sajën në rrjetet sociale:
“Ajo erdhi në dasmën time. Ishte kaq e lezetshme sa mundi të më afrohej dhe të ndante mendimet e saj.
Edhe pse jam detyruar të shoh njerëz kundër vullnetit tim gjatë gjithë jetës sime, ajo ishte një surprizë e bukur. Unë i vlerësoj TË GJITHA fjalimet e shëndetit mendor që ajo bën për brezin tonë.
Ti je një person kaq i veçantë dhe më duhej ta ndaja këtë foto… Mendova se do ta bënte të lumtur”,- shkroi këngëtarja.
Pas këtij postimi erdhi dhe komenti i Gomez e cila u shpreh se ndihej kaq me fat që kishte mundur ta njihte nga afër artisten.
“Britney-je kaq e sjellshme dhe ke shpirtin më të bukur. Jam shumë me fat që të njoh. Ti e meriton gjithë lumturinë e botës”, shkroi ajo.
Selena Gomez ishte e ftuar disa javë më parë në programin e Jimmy Kimmel ku foli dhe për dasmën e yllit.
“Jam vërtet e lumtur për të. Ishte shumë e bukur,” tha Gomez për Britneyn.