Vokalisti i grupit “Ilirët” vijon të jetë në qendër të vëmendjes për ngjarjen që ndodhi në “Sunny Hill”. Ai tentoi të këndoi në skenën e këtij festivali këngën “Mora fjalë”, por që nuk ka qenë i ftuar.
Në një intervistë, këngëtari nuk u kursye aspak edhe ndaj Elvana Gjatës teksa e kërcënoi publikisht atë.
“Atë Elvana Gjatën kur ta ze dikun kam me ia tregu unë qejfin asaj. Di me u bë edhe i keq unë. Mundet me qenë edhe kërcënim se ajo e ka ditur ngjarjen, atë e ka bërë me qëllim! Si guxon me dal e me bë humor me hero të kombit”-vijon këngëtari”-tha ai.