Super ylli Kim Kardashian duket se i ka bërë të pasmet më të vogla.
Komentet në rrjetet sociale shkuan flakë me fotografitë e fundit që 41-vjeçarja publikoi në rrjetin social Instagram.
Me këtë rast, megjithatë, duket sikur prapanica e Kim Kardashiani është dukshëm më e vogël se dikur, shkruan Marca.
Tani, pas reagimit të ashpër që u përball me dëmtimin e veshjes ikonë të Marilyn Monroes në Met Gala 2022, duket sikur ajo e ka marrë vendimin.
Fustani në vlerë gati pesë milionë dollarë ishte veshur nga Monroe në ditëlindjen e të famshmit John F. Kennedy, në vitin 1962.
Të gjithë e dinë se kush është Kim Kardashian dhe se të pasmet e saj janë ikonë.
Por tendencat e fundit të modës me sa duket e kanë shtyrë Kimin të zvogëlojë të pasmet e saj, edhe pse i ka fituar aq shumë para.