Thursday, May 16, 2024
spot_img

Kjo është edhe për ty që lexon / Bëhu pjesë edhe ti nismës më të rëndësishme

- Advertisement -..

Ndotja e ambjentit është prej vitesh një problem që duhet të trajtohet shumë seriozisht. Më së shumti ndodh në Shqipëri,edhe pse ndotja e ambjentit nuk është vetëm te mbeturinat që hidhen kudo,por edhe te keqtrajtimi i natyrës.

Nisur nga gjarje aktuale që ndodhin normalisht në vendin tonë blogin.al ka nisur një fushatë sensibilizuese. “Mbeturinat e kanë vendin vetëm në koshat përkatës”

NJË PAMJE FILLIMISHT E TRISHT E MË PAS E SHËMTUAR

Nismës tonë i është bashkuar dhe Anida Collection Butik e cila ka realizuar një video ‘shembull’ të ndërgjegjësimit duke filluar së pari me shmangien e hedhjes së mbeturinave në ambjente të ndryshme.

Ndotja e ambjentit sjell shumë probleme të një pas njëshme,duke filluar që nga kultura apo estetika e stilit të jetesës, e duke vazhduar me dëmtimin e natyrës e cila ndikon direkt në shëndetin tonë.

Shumë shpesh shohim kosha me mbeturina të shpërndara dhe me erë të pakëndëshme, shohim mbeturina të ndryshme nëpër rrugë apo dhe më keq nëper lumej apo parqe. Shohim ato pak pemë e ato bimë të pakta që kemi në ambjentin tonë të shkulura e te thara e me mbeturina.

Kjo nuk tregon qytetari,as civilizim as zhvillim, as edukatë për më tepër as nuk na tregon më të njerëzishëm. Njeriu duhet të jetë miku më i mirë i naturës,jo armiku më i ashpër i saj. Zemërimi i natyrës është më i rrezikshëm se papërgjegjshmëria e njeriut. Të gjithë kemi ndotur ambjentin dhe dëmtuar natyrën por kjo gjë duhet të ndryshojë patjetër dhe të gjithë e kemi për detyrë.

Kjo është një nismë që kërkon shumë mbështetje nga të gjithë. Prandaj çdo kush është i ftuar të na cojë video/ foto sensibilizuese dhe të bashkohet që këtë fushatë sensibilizimi ta kthejmë në një stil jete.

#mbajpastërambjentin #mbronatyrën #unëeduaplanetin ndaj me ne gjithçka që mundesh,ndaj me këdo çdo gjë që sensibilizon këtë kauz.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X