Javë më parë, u raportua se Tuna dhe Cozman do të vijnë me një projekt të përbashkët.
Ndonëse lajmi ishte bombastik, kaloi si i dyshimtë pasi nuk pati konfirmim nga asnjëra palë.
Por lajmi i pabesueshëm po del të jetë i vërtetë.
Kështu na bëri të besojmë reperi, i cili papritur komentoi tek fotot e fundit të Tunës.
Artistja ka publikuar disa pamje ku paralajmëron projektin e ri me titull “I huj”, aty Cozman si për t”i vënë vulën e asaj që pritej e përflitej prej kohësh, ka komentuar duke vendosur emoji të stuhisë dhe bombës.
Postimi i Tunës është shpërndarë po ashtu nga menaxheri i Cozman, Dekor Sahiti duke i vënë vulën gjithçkaje.
Burime të prive precizojnë se bëhet fjalë për duetin e përbashkët, që është njëherësh arsyeja pse reperi ka ardhur në Prishtinë këto ditë, për të xhiruar videoklipin.