Friday, November 22, 2024
spot_img

Loredana rrëfehet si rrallëherë për jetën personale

- Advertisement -..

Që në fillimet e saj në muzikë, jeta personale e Loredanës ka qenë shumë e komentuar dhe ka zgjuar kurioziteti te ndjekësit. Dhe për hir të së vërtetës gjatë këtyre viteve ka patur jo pak për të folur rreth saj. Reperja ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku ka folur rreth shumë detajeve.

“Çfarë do t’i thoje Lorit të 10 viteve më parë tani?”– e ka pyetur dikush artisten e cila është përgjigjur: “Ke bërë gjithçka në rregull.”

Sa i përket pyetjes më të shpeshtë rreth saj se “A je në një lidhje?”, reperja ka dashur t’i lëjë ndjekësit në kuriozitet pa një përgjigje duke thënë:

“Po Jo”.

Ndërkohë një ndjekës ka shkuar edhe më larg duke pyetur: “Ke pasur ndonjëherë lidhje me ndonjë grua, më thuaj të vërtetën?”

Këtë herë ajo nuk ka dashur të krijojë polemika duke u përgjigjur me “Jo”.

“Pse e ke bërë tatuazhin me numrin 3?”- është një tjetër pyetje për reperen e cila shkruan:

“E 3 e vërteta.”

Ndërsa e pyetur se “Kush është këshilla më e mira që ke marrë ndonjëherë?”,Loredana shkruan “Koha shëron të gjitha plagët.”

Ky bashkëbisedim i saj me ndjekësit vjen një ditë pas polemikave për një video të postuar në TikTok.

Përmes një videoje të postuar në rrjetin social ajo na ka treguar se si do të reagonte nëse do t’i shkruante ish-partneri. Dhe reagimi i saj është “Oh, dreqin…Ja ku ia nisëm përsëri”, audioja virale që shoqëron videon e reperes.  Edhe pse nuk ka përmendur asnjë emër, kaq ka mjaftuar që fansat të komentojnë se kjo është një video për Mozzik. “Mozzik u largua nga biseda”/ “Sorry”/ “Të gjithë e dimë…”ishin disa nga qindra komentet në videon e saj.

 Kështu reperja ka sqaruar se në fakt kjo video nuk ka të bëjë me Mozzik. “Është thjesht një trend, njerëz!”-shkroi ajo para se të mbyllte komentet.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X