Luz Ejlli duket se ka vendosur të heqë dorë nga Kiara pas 60 ditësh qëndrimi në shtëpi për t’u fokusuar në lojën e tij në “Big Brother VIP”.
Këngëtari e ka marrë këtë vendim të papritur pas situatës së djeshme që ndodhi gjatë Prime-t me Kiarën.
Kjo deklaratë u prit me habi nga Olta por nuk mund të themi të njëjtën gjë për Kiarën.
“Zgjidh më tha mua Zhaku. Po zgjedh, do fitoj Big Brother, e me Kiarën do takohemi jashtë. Të dyja nuk i bëj dot, u bëra 67 ditë këtu”- u shpreh Luizi.
Nga ana tjetër Kiara ka diskutuar me Maestron se Luizi do e ketë fokusin më shumë te loja, duke treguar se e priste diçka të tillë nga këngëtari.
“Sa të jetë këtu do përkushtohet vetëm te loja”-tha ajo.
Ndërsa Olta theksoi se nuk ka besim tek fjalët e Luizit:
“Nuk i besoj veshëve që the, po tërhiqem nga Kiara dhe kam të drejtë të çuditem se është hera e parë që e dëgjoj’.