Marco Mengoni me këngën “Due Vite” është fituesi i edicionit të 73-të të Festivalit të Sanremos.
Vendin e dytë e zuri Lazza, të tretin Rain, të katërtin Ultimo, të pestin Tananai. Kjo është fitorja e dytë për Megonin, pas asaj të viti 2013 me L’essenziale.
I emocionuar, Mengoni tha se këtë këngë ia dedikon të gjitha grave.
“Doja t’ua kushtoja fitoren të gjitha grave që morën pjesë në festival. Kemi arritur në finale me pesë djem dhe ndaj mendoj se është e drejtë t’ia kushtojmë artistëve që kanë sjellë pjesë të mrekullueshme në këtë skenë”, shtoi ai me çmimin në dorë dhe ende me lot në sy nga emocioni.