Marina Vjollca është një nga mamatë më të reja të showbizit shqiptar.
Moderatorja duket se po e shijon në maksimum mëmësinë dhe kohën që kalon me vajzën e saj. Mirëpo, përpos lumturisë, së fundmi Marina është përballur edhe me “sfidat” e para të të qënurit nënë. Vogëlushes Marget po i dalin dhëmbët e parë, dhe pasojat po i vuan mami Marina. Moderatorja ndau me ndjekësit e saj një Instastory ku tregon dorën e kafshuar nga vajza.
“Ja çfarë i bën Marget mamit. Na i kanë dalë kicat e parë shumë shpejt,”-shkruan Vjollca krahas fotos.
Sakaq ju kujtojmë që moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Geatoar Selimi u bënë prindër për herë të parë vitin e kaluar, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre Marget. Megjithëse çifti janë shumë hermetikë sa i përket vajzës së tyre.