Pas shumë spekulimeve është zbuluar më në fund data e nisjes së spektaklit të “Big Brother Vip Albania 2”.
Arbana Osmani ka ndarë për ndjekësit e saj në Instagram promon e “BBVIP” ku zbulon se spektakli do të nisë me 24 dhjetor që përkon me natën e Krishtlindjeve.
“Ajo çfarë dua për Krishtlindje është…”- shkroi moderatorja krahas videos së publikuar.
Kujtojmë se Arbana ka zbuluar se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë së shpejti dhe se ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ka një konkurrencë të madhe për të qenë ality show”- t.Teksa u pyet nëse mendon se do të ketë një dyshe “rivale” si Iliri dhe Donaldi, ajo tha se shpreson që jo.
“Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar.Të gjithë ata që kanë marrë pjesë janë parë në 360 gradë, në të mirat dhe dritëhijet e tyre, por kanë sjellë te shikuesit më shumë të mira sesa skandale, personazhet ishin me të vërtetë shumë simpatikë. Ky antagonizmi Ilir-Donald tërhoqi shumë, tifozeritë u krijuan.‘Big Brother’, edicioni i dytë VIP, do të nisë brenda këtij viti, është përzgjedhur kasti. Nuk kemi kërkuar gjëra të veçanta, të çuditshme.Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere interesantë, të këndshëm, pas së cilëve njerëzit të afeksionohen. Çfarë ndodhi me ‘Big Brother’-in vjet ishte se njerëzit i pëlqenin personazhet e ‘Big Brother’-it, u bënë fansa të tyre, nuk është se e ndiqnin ‘Big Brother’-in për të parë sherre dhe skandale, këtë gjë kemi kërkuar prapë.
Ndryshe nga viti i kaluar, janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera, nuk po them më të mira, por shumë më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë. Mesa duket kemi bërë një punë shumë të mirë edicionin e kaluar”, tha Arbana Osmani.