Një deklaratë e bërë nga Antonela Berisha ditën e sotme ka kthyer vëmendje nga raporti i saj me Monika Lubonjën.
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ishte e ftuar në ‘Wake Up’ ku e pyetur se me cilët prej ish-banorëve të “Big Brother VIP” ka ruajtur raporte të mira përmendi vetëm Beatrix Ramosaj, Sarah Berishën dhe Dj Pm. Monika? Askund. Nuk përjashtohet mundësia që Antonela ta ketë harruar aktoren, ndonëse vlen të theksohet se zakonisht nuk i shpëtojnë të tilla gjëra.
“Është si ajo puna e Maturës kur thua do takohemi dhe nuk takohesh më kurrë. Kam patur raport me Sarën, Pm, Beatrix. Edhe takohemi. Të gjithë jemi me angazhime por më kanë mbështetur të gjithë banorët në biznesin tim.
Kur hyra në Big Brother u frikësuan të gjithë. Beatrix më ka thënë: “Të shikoja në Për’puthen dhe thoja që kjo do i rrahë të gjithë”. U frikësuan se unë jam tip ngacmues. Unë ngacmoj që mos të më ngacmojnë.”-u shpreh Antonela.
Ajo dhe Monika pas daljes nga ‘Big Brother VIP’ i forcuan shumë raportet dhe janë shfaqur shpesh bashkë në rrjetet sociale.