Reagimi emocional i producentes Dalina Buzi kur moderatorja Jonida Shehu po fliste për kujtimet me të ëmën e saj të ndjerë, ka sjellë një keqkuptim nga ndjekësit e saj.
Në ditëlindjen e nënës së saj, Dalina Buzi ka vendosur ta sqarojë këtë keqkuptim. Fillimisht ajo bëri një postim për t’i uruar ditën e lindjes mamasë së saj, ku krahas një fotoje të vjetër shkruan: “Gëzuar ditëlindjen ma! E di që kishe ëndrra të tjera, po t’i ndërpreu shtatzënia me mua. Të dua shumë!”
Në postimin vijues, producentja ka ndarë një video të fragmentit kur ajo u përlot në emisionin e saj, për të sqaruar të gjithë ata që janë keqkuptuar dhe i kanë shprehur ngushëllime.
“Meqë ra fjala!!! Një sqarim për ata që më ngushëlluan. Nëse unë qaj, qaj se qaj se kështu qaj. Mamin e kam shëndoshë e mirë”- shkruan Dalina shoqëruar me disa emoji të qeshurash.