Thursday, May 16, 2024
spot_img

Noizy zbulon detajet nga ‘Alpha Show 2’! Cila do jetë surpriza e madhe?

- Advertisement -..

Numërimi mbrapsht për “Alpha Show 2” ka nisur. Teksa kurioziteti i fansave është i madh, vetë Noizy ka ndarë këto ditë detaje lidhur me organizimin.

Në një video të publikuar në faqen zyrtare të “Alpha Show” në Instagram ai ka zbuluar disa nga risitë e këtij viti nga koncerti i 2022. Mes të tjerash, reperi zbuloi se këtë herë ka ftuar disa nga grupet dhe artistët old school, si: West Side Family, Stine, Mrs. Elvis. Po ashtu, konfirmoi edhe pjesëmarrjen e Elvana Gjatës dhe Era Istrefit.

“Jemi afër listës finale të artistëve. Diçka speciale që kam bërë këtë vit është se kam ftuar disa nga grupet dhe individët old school që nuk janë shumë aktivë sot. Kam ftuar West Side Family sepse dua t’u kujtoj njerëzve që”Këta ishin të parët tanë!”. Kam sjellë Mrs.Elvi, Stine. Do doja shumë të ishte edhe Rudi por është në Amerikë. Do jetë në mesin tonë Elvana Gjata, Era Istrefi. Por me 99% e kam dhe një surprizë të madhe”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X