- Advertisement -..
Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, Ronelës i kanë thënë se ajo duhet të kishte qenë e ftuar në “Sunny Hill Festival”. Këngëtarja nuk ngurroi të përgjigjej, por duke përdorur ironi, të paktën kështu u kuptua.
“S’jemi në atë nivel akoma”, ka shkruar Ronela për “Sunny Hill Festival”, ndërkohë që vetëm pak kohë më parë përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovizion”, kompeticionin që e ndjek e gjitha Europa e më tej.