Saturday, July 27, 2024
spot_img

“Open” nis sonte në “News24” me Sali Berishën, detajet nga përballja dhe temat e ‘nxehta’ që do trajtohen

- Advertisement -..

Eni Vasili nis mbrëmjen e sotme emisionin e gjithë shqiptarëve, “Open”. Për të gjithë ata që kanë qenë duke pritur hapësirën e përballjeve politike, por jo vetëm, destinacioni është vetëm një, “News 24”.

Mbrëmja e sotme do të jetë një rikthim në shtëpi për moderatoren e njohur, e cila ndër vite ka treguar se është ‘arena’ e përballjeve të mëdha. “Open”, do të sjellë sonte për të gjithë shikuesit e “News 24”, të ftuarin e parë. Sali Berisha do të jetë përballë Eni Vasilit dhe një paneli analistësh për të folur lidhur me zhvillimet më të fundit në selinë blu.

Në fokus të bisedës do të jetë Kuvendi i 30 prillit, përçarjet dhe bashkimet që ky Kuvend solli, deputetët që e bojkotuan dhe ata që iu bashkuan. Më tej, biseda me ish-kryeministrin do të prekë edhe zgjedhjet e 22 majit në PD, për të komentuar, nëse janë një formalitet për zgjedhjen e tij si kryetar partie. Natyrisht dhe marrëdhëniet me SHBA dhe specifikisht me Yuri Kim do të jenë pjesë e debatit. “Open” rikthehet në ekranin e shqiptarëve nga e hëna në të enjte, në ‘prime-time’, nga ora 21:00 deri në orën 23:00.

Eni Vasili me “Open” sjell një dimesion të ri të lajmit dhe zhvillimeve aktuale në vend dhe më gjerë. Duke qendruar profesionale, ajo ia ka dalë ta shndërrojë këtë format në më të ndjekurin në ‘prime-time’. Misioni i Enit do të rinisë sonte në ‘shtëpinë’ e saj, “News 24”, për t’u shndërruar në kryefjalën e emisioneve të mbrëmjes, si dritarja më dinjitoze e informimit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X