Kur është hera e fundit që je rrëzuar në mes të rrugës, shtëpisë ose kudo qoftë dhe ke mbetur me shenja në trup? Orinda Hutës kjo i ndodh vetëm 3 ditë më parë.
Ka qenë një ‘scooter’ shkaktari i një aksidenti që i shkaktoi një aksident nga i cili ajo thotë se ecën me problem. Teksa ka ndarë një foto në Instastory ajo shkruan: “Ndoshta nuk duket aq e tmerrshme por është shumë më keq seç duket. Të paktën ishte sepse ndodhi 3 ditë më parë dhe po përpiqem ta mjekoj sa më shpesh. Eci me shumë probleme dhe mezi luaj me Atarën. Shkaktar: scooter-i. Kështu që sa më shumë kujdes dhe avash. (Unë isha avash se mund të kisha përfunduar më keq)”– shkruan ajo.