Një story e publikuar nga Don Xhoni ka nxitur dyshimet se reperi mund të ketë nisur një romancë të re.
Ai publikoi në porfilin e tij një video të shkurtër, ku duken një buqetë me trendafila dhe shumë tullumbace të kuqe, duke i bërë të gjithë kuriozë se cilës vajzë do t’ja dhurojë reperi këto dhe duke ngritur kështu dyshimet për një lidhje të re të tij. Ai e shoqëroi videon vetëm me një emoji pa dhënë asnjë detaj më tepër.
Reperi ka pasur një romancë me modelen ruse Ariana Lirey.
Dyshja bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre pas deklaratave dhe akuzave që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit. Pas ndarjes nga modelja ruse, u raportua se reperi mund të jetë në një flirt me ish-Miss Siria, Tia Alkerdi.