Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur por fansat e Flori Mumajesit janë shqetësuar për të.
Nuk ka probleme shëndetësore dhe asnjë gjë tjetër (që mund ta dimë), por artisti është zhdukur nga rrjetet sociale.
Ai ka fshirë të gjitha postimet e tij në Instagram, pa bërë asnjë lajmërim paraprak dhe të gjithë po mendojnë se çfarë mund ta ketë shtyrë atë drejt këtij vendimi drastik.
Nje hipotez eshte qe i kanë vjedhur Instagramin.
Kohët e fundit personazhe të ndryshme të showbizit shqiptar po hasin me një problem madhor për profesionin e tyre: hakërimi i adresave zyrtare në rrjetet sociale. Pak ditë më parë Miriam Cani ra pre e hackera-ve, të cilët i kanë vjedhur llogarinë e saj personale në rrjetin social Facebook, duke bërë postime të shpeshta.
Hipoteza tjeter eshte qe ndoshta ky veprim lidhet me një reklamim të mirë që mund të pasohet nga një ose disa këngë, pse jo edhe një album.
Deri tani kemi patur raste të shumta, ku këngëtarët largohen nga rrjetet sociale për tu rikthyer më të fuqishëm, teksa duhet ta pranojmë se kjo shkëputje iu shërben mjaft mirë.
Megjithatë, asgjë nuk mund ta themi me siguri derisa Flori të prononcohet vetë.