Thursday, May 16, 2024
spot_img

Po mendoni të humbisni në peshë? Këto janë disa kombinime ushqimesh që mund t’i konsumoni në çdo vakt

- Advertisement -..

Për shumë njerëz humbja e peshës nuk është aq e lehtë sa thuhet.

Mendimi se duhet të ndryshosh regjimin  ushqimor dhe të përmbahesh nga dëshira për të shijuar ëmbëlsirat e predefuara, mund të duket një arritje e pamundur. Të detyrosh veten për t’ju përmbajtur një plani të ngurtë diete për të humbur peshë nuk është një qasje e qëndrueshme! E kjo veçanërisht nëse qëllimi juaj është të keni një trup të dobët përgjithmonë.

Çelësi sipas këshillave të dietologëve është që regjimi juaj ushqimor të përmbajnë pije dhe ushqime të shijshme e të larmishme të cilat mbështesin më së miri qëllimin tuaj për humbje peshe.

Sipas ekspertëve, ekzisojnë disa kombinime që mund të optimizojnë potencialin tuaj për humbje peshe me të cilat AgroWeb.org ju njeh më poshtë.

Mëngjesi

Vezë, fruta pylli dhe një gotë qumësht

Kur bëhet fjalë për qumështin, jo vetëm që merrni 13 lëndë ushqyese të rëndësishme, por ai siguron proteina me cilësi të lartë.

Nga ana tjetër vezët janë gjithashtu një burim i mirë proteinash dhe ofrojnë yndyrnda të shëndetshme, si edhe lëndë ushqyese unike si kolina, luteina dhe zeaxanthin.

Ndërsa frutat e pyllit, cilat do qofshin ato, janë të pasura me fibra. Ky kombinim mund të quhet vërtetë një mëngjes kampionësh dhe sigurisht që do t’ju mbajë të ngopur dhe të ushqyer mirë, gjatë gjithë mëngjesit.

Drithëra integrale dhe qumësht

Drithërat dhe qumështi janë një kombinim klasik dhe kjo për një arsye të mirë. Drithërat e plota ofrojnë fibra, vitamina B dhe hekur, ndërsa qumështi ofron kalcium, vitaminë D dhe proteina.

Ky kombinim mund të ushqejë trupin me një mori lëndësh ushqyese të rëndësishme që nxisin humbjen e peshës.

Lëng portokalli i freskët dhe një vezë e zier fort

Vezët janë të mbushura me proteina dhe lëndë ushqyese të rëndësishme. Dhe lëngu i portokallit 100% i freksët, pa sheqerna të shtuar, mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

Tërshërë me qumësht, fara kia, mollë dhe një filxhan çaj jeshil

Tërshëra është një burim i mirë fibrash, ajo ju ndihmon të ngopeni më shpejt dhe të qëndroni të ngopur më gjatë, si edhe përmirëson shëndetin e sistemit tretës dhe zemrës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X