Friday, November 1, 2024
spot_img

Prezantuese e “Për’puthen” pas largimit të Borës? Elita Rudi zbulon vendimin e saj!

- Advertisement -..

Elita Rudi ishte shumë shpesh e pranishme si opinioniste në sezonin e fundit të ‘’Përputhen’’ dhe kjo bëri që emri i saj të përflitet si prezantuesja e ardhshme e këtij formati, pas largimit të Bora Zemanit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për T7 ajo ka folur rreth këtyre zërave duke zbuluar vendimin e saj.

Ka patur shumë thashetheme. Por, vendimi im është marrë dhe unë do qëndroj në Kosovë. Për mua është shumë e rëndësishme familja, kështu që këtu do qëndroj.”

Kam patur oferta nga Shqipëria, por nuk mundem të shkoj atje. Është sakrificë e madhe. Dhe nuk mund të ndryshojë rrjedhën e jetës, as për vete as për familjen. Nuk do doja një projekt që ka lidhje me showbizin. Nuk ndihem sikur mund tu bëjë pyetje provokative të ftuarve.”

Tutje Elita ka folur edhe për raportin dhe jetën me Gjikon pasi u bënë prindër.

“Marrëdhënia me Gjikon ka ndryshuar se nuk është njësoj si mos të kesh përgjegjësi dhe detyrime dhe si të jesh prind. duhet të zgjohesh kur zgjohet fëmija, të mendosh për të ardhmen, të shfrytëzosh çdo gjë dhe shumë anë të tjera. Nuk je më ti në vend të parë. Unë e kam përfunduar me fëmijët. Nuk ka një beb numër 3. I them bashkëshortit tim publikisht ‘Jo’. Jam shumë e përmbushur dhe jam gati të shfrytëzoj energjinë time në një dashuri të vjetër, siç është televizioni.”– tha Elita.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X