![](https://i0.wp.com/afterparty.al/wp-content/uploads/pjimage-42-1.jpg?w=696&ssl=1)
Rihanna thuhet se sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, sipas një përdoruesje të Facebook, e cila pretendon se punon në spitalin ku ajo lindi. Këngëtarja fituese e Grammy-t konfirmoi për herë të parë shtatzëninë e saj në janar pasi u fotografua me barkun e rrumbullakosur krah A$AP Rocky-t.
![](https://i0.wp.com/afterparty.al/wp-content/uploads/rihanna-maternity-style.jpg?w=696&ssl=1)
Personi në fjalë ka bërë një postim të premten duke pretenduar se ylli me famë botërore ishte gati të lindte dhe se ajo kishte pastruar dyshemenë e spitalit. Menjëherë pas kësaj, ajo postoi një përditësim duke thënë se këngëtarja kishte sjellë në jetë një djalë.
![](https://i0.wp.com/afterparty.al/wp-content/uploads/rihanna-baby-boy.jpg?w=696&ssl=1)
Kujtojmë që këngëtarja tha gjatë një interviste për Elle në muajin mars se ishte në tremujorin e tretë të shtatzëninë. Nisur nga kjo, fansat besojnë se këngëtarja ka lindur në maj. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar se këngëtarja ka lindur.