Ronela Hajati ka qenë së fundmi në një festival në Spanjë ku duket se është pritur shumë mirë nga publiku.
Ajo solli në skenë një version të ri të këngës “Sekret” teksa u shfaq e veshur me një set ngjyrë blu dhe portokalli. Teksa ka publikuar një video nga performanca e saj në Madrid, Ronela ka sjellë në vëmendje kritikat që mori gjatë ‘Eurovision”. Ajo shkruan se askush nuk u mor me veshjen e saj dhe nuk nxori justifikime për të gjetur diçka keq. Në shkrimin e saj në Instagram, artistja shkruan se ‘Sekret’ i bëri edhe një herë tjetër të këndojnë.
“Ne fakt dje nuk u mor njeri as si isha veshur as nuk shpiken 100 justifikime per te gjetur patjeter dicka keq… Po ne fakt jemi ne Spanje dhe si kudo ne Europe cdo perfaqesues i shtetit pavarsisht cdo lloj rezultati kane pasur suportin pozitiv te mediave gjjthmone! Nejse , versioni i ri i “SEKRET” i beri dhe njehere tjeter njerzit te kendojne shqip!”-shkruan ajo.