Të jesh personazh publik të ofron mjaft gjëra pozitive, por ka edhe kosto. Një prej tyre është se nuk mund të ecësh në rrugë pa rënë në sy, ose mund të biesh pre edhe e fansave të çmendur që të përndjekin.
Kohët e fundit moderatorja Roza Lati është duke u përballur me disa situata të pakëndshme. Këtë e ka bërë të ditë vetë ajo përmes disa positmeve në Instastory, ku shprehet se është përndjekur nga njerëzi në rrugë, që kanë guxuar edhe t’i afrohen.
Moderatorja duket mjaft e revoltuar ndaj atyre që i cilëson si “psikopatë”, duke shtuar se do të bëjë edhe denoncim për përndjekje.
“Ndërkohë unë rri në Tiranë me psikopatë nëpër këmbë. Jam gati të bëj denoncim për përndjekje dhe të degjeneroj publikisht disa psikopatë që guxojnë të më afrohen. Më duket pjesën e lajmeve do e mbuloj unë këtë korrik.
Të qenurit person publik, i ka të tilla tripa. Me psikopatët dhe familja e tyre çdo thonë kur t’i ngrej zgupthi me shtet dhe privatësi?”– shkruan Roza Lati në Instastory, duke vijuar më tej me një tjetër postim ku shton: “Jam kaq e lodhur nga nervat, prandaj shoh punën time. Por më duket se ka ardhur koha të shoh pak dhe punën e të tjerëve”