Në një bisedë virtuale me ndjekësit, Rozana Radi ka rrëfyer vitet e vështira pas humbjes së prindërve.
Ajo ka treguar se nuk mund t’i shpëtoja ankthit dhe ka këshilluar ata që vuajnë që të kërkojnë ndihmë tek personat e dashur.
“Kam patur një jetë të vështirë dhe nuk mund t’i shpëtoja ankthit. Vetëm se mua mu shfaq shumë vite pas humbjes së prindërve. Kisha kohë që nuk flisja për atak paniku që më mbërthente herë pas here, ankthin. Kërko ndihmë tek njerëzit e dashur, gjë që kam bërë dhe unë dhe nëse shkon tek një doktor kur të dhemb diçka në trup mos ngurro të shkosh tek një doktor kur të mundojnë probleme të tilla.“- shkruan ajo.