Tuesday, December 3, 2024
spot_img

Samanta Karavella bëhet nuse? Fotoja që trazoi rrjetin

- Advertisement -..

Samanta Karavella është një këngëtare mjaft simpatike dhe e dashur për publikun shqiptar. Ajo është shumë diskrete sa i takon jetës së saj private, ndonëse tashmë dimë që këngëtarja vijon marrëdhënien e saj të dashurisë me Chris Miele.

Ata janë fejuar dhe vazhdojnë jetesën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Samanta i tha “Po” propozimit të Chris dhe tashmë ata po planifikojnë martesën.

Së fundmi “Revista Who” ka siguruar një foto të këngëtares ku duket e veshur me një fustan nuserie.

Ndonëse ekziston mundësia që të jetë ndonjë “look” për ndonjë projekt të sajin të radhës, sërish nuk hidhet poshtë mundësia tjetër që Samanta të jetë bërë nuse.

Që prej vitit 2021 kur lajmi se ajo ishte fejuar mori dhenë, të gjithë kanë vetëm një pyetje. Kur do të martohet Samanta? Kjo foto e saj me fustanin e bardhë, na bëri të gjithëve lëmsh.

Ndonëse për të vërtetuar cila nga dy alternativat që ju dhamë është e vërteta do na duhet të presim edhe pak.

Kujtojmë që Chris, partneri i Samantës operon në fushën imobiliare ndërsa ajo vijon me karrierën e saj si këngëtare.

Është bërë e ditur tashmë se dyshja janë njohur nga miq të përbashkët e që atëherë, ata u dashuruan me njëri tjetrin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X