Saturday, November 2, 2024
spot_img

Së shpejti dasmë! Zbulohen planet e këngëtares shqiptare!

- Advertisement -..

Ditën e sotme Samanta Karavella feston ditëlindjen e saj, të cilën sigurisht po e feston në Amerikë pranë të fejuarit të saj.

Këngëtarja ka qenë gjithmonë e mbyllur sa i përket jetës private.

Njëjtë vazhdon të veprojë akoma edhe pse tashmë lidhja e saj me Chris Miele është zyrtarizuar me fejesë.

Partneri i saj amerikan i propozoi këngëtares më 29 dhjetor të vitit 2021 dhe ajo tha ‘po’.

Chris dhe Samanta kanë një lidhje gati 2-vjeçare me njëri-tjetrin, çfarë ka sjellë edhe largimin e këngëtares nga Shqipëria. Aktualisht çifti po jeton bashkë në Nju Jork, ku ndajnë punët mes karrierës si artiste të Samantës dhe fushës së imobiliareve, ku Chriss operon.

Prej më shumë se 10 vitesh ai është pjesë e fushës së ndërtimeve, ku operon në shitblerjen e pronave në zonën e Bronx, Nju Jork. Të dy janë njohur nga miq të përbashkët dhe duket se shumë shpejt mes tyre ka nisur një histori e zjarrtë, duke u dashuruar marrëzisht.

Aq e fortë ishte kjo ndjenjë, saqë e largoi Samantën nga Shqipëria, ku dhe kishte një karrierë të suksesshme, duke e dërguar në SHBA. Për disa kohë ajo u tërhoq nga muzika, për të shijuar këtë raport të ri.

Por tashmë që lidhja e tyre është konsoliduar dhe çifti po përgatit dasmën, ajo është rikthyer, duke vijuar karrierën në SHBA. Shumë aktive ka qenë edhe në koncertet për shqiptarët e SHBA.

Projekti i saj i fundit muzikor mban titullin “E vogla”. Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku. Më herët, Samanta ka zbuluar me anë të një postimi në llogarinë e saj në “Instagram” se do të sjellë një album, një projekt të madh me të cilin ka punuar prej kohësh.

Megjithatë fotot me Chris mungojnë, duke preferuar kështu që ta mbajë partnerin e saj larg vëmendjes së mediave. Do të ishte fundi i vitit 2021, kur Chris, si një romantik i vërtetë u ul në gjunjë, për t’i propozuar partneres për martesë.

Natyrisht që “Po”- ja e Samantës i ka emocionuar shumë të dy, që tashmë po planifikojnë martesën që do të mbahet në SHBA. Në fillim të vitit të shkuar, mediat e pyetën artisten rreth arsyes së shpeshtë të saj drejt SHBA.

Duke ‘nuhatur’ një histori dashurie, asaj iu kërkua arsyeja e këtyre udhëtimeve të gjata. Megjithatë, në atë kohë ajo i dha disa sinjale, duke mos zbuluar shumë: “Po duhet të ketë diçka (që udhëtoj kaq shpesh)”.

Kur u pyet se çfarë po ndodh në jetën e saj private, Samanta tha: “Nuk ka ende asgjë për të zbuluar”. Arsyeja pse është jo aktive në rrjete sociale? Pjesën më të madhe të kohës së artistes e zë jeta profesionale.

“Mendoj që ka ardhur momenti për albumin tim të parë, për të cilin jam duke punuar. Besoj që do të vijë shumë shpejt dhe do të jetë një surprizë shumë e bukur për këtë fundvit”, tha ajo.

Megjithatë, në fundvit ajo që mori vëmendjen ishte zyrtarizimi i lidhjes së saj me shtetasin amerikan.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X