Prej disa javësh emrat e Shakirës, Gerard Pique dhe Clara Chia kanë qenë kryefjala e mediave spanjolle.
Këngëtarja bëri bujë më këngën e saj të fundit Music Session Vol.53, ku thumbon hapur çiftin.
Ndërkohë që kënga është kthyer menjëherë në hit, është raportuar se artistja është duke përgatitur një këngë të re në bashkëpunim me këngëtaren Karol G dhe ka zgjedhur një datë shumë të veçantë për ta publikuar.
Shakira do të publikojë këngën e saj më 2 shkurt, e cila nuk është thjesht një datë, por dita kur këngëtarja kolumbiane dhe Pique festojnë ditëlindjen.
Siç u raportua në podcastin e Laura Fa dhe Lorena Vazquez ‘Mamarazzis’, Karol G dhe Shakira punuan shumë për këtë këngë. Ato e incizuan videoklipin në vetëm dy ditë, ku xhirimet zgjasin më shumë se 15 orë në ditë.
Ylli u mbështet nga Karol G pas publikimit të Music Session Vol.53. Artistja mori pjesë në një lojë NBA midis Memphis Grizzlies dhe Los Angeles Lakers i veshur me një bluzë ku lexonte një frazë që ishte pjesë e tekstit në këngën e re të Shakirës .