Butrint Imeri është një ndër artistët më të dashur në estradën shqiptare. Së fundmi këngëtari ka vendosur t’i surprizojë fansat e tij me një koncert në qendër të Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në Instagram, por ajo çfarë i habiti të gjithë ishte se koncerti do të organizohet falas.
Mesa duket artisti ka menduar t’i kënaqë fansat e tij dhe ti ‘shpërblejë’ për dashurinë dhe përkrahjen e madhe që i kanë dhënë.
“Të nderuar dashamirë e njerëz të mirë të vendit tim, unë së bashku me ekipin tim kemi vendosur të organizojmë një koncert FALAS në sheshin ZAHIR PAJAZITI në PRISHTINE, të mërkurën (03 GUSHT), ora 20:00. Ju ftoj të gjithëve për të kaluar një super natë verore!”- ishte njoftimi i Butrintit.