Monday, October 7, 2024
spot_img

Si koreografe e Ronela Hajatit në “Eurovision”, flet Klaudia Pepa: U ndjeva e fyer, e tradhëtuar nga…

- Advertisement -..

Thonë se ‘çudia më e madhe zgjat 3 ditë’, por buja e pjesëmarrjes së Ronela Hajatit në ‘Eurovision’ po kalon çdo pritshmëri. Teksa festivali europian zgjodhi fituesin ditë më parë, në vendin tonë vijojnë diskutimet rreth përfaqësueses shqiptare.

Dhe një nga pikat më shumë të përfolura ka qenë koreografia. Klaudia Pepa ka qenë koreografja e Ronelës dhe shumë i janë drejtuar asaj për performancën e bujshme.

Pavarësisht kritikave, Klaudia është ndier dyfish e emocionuar, duke u shprehur se të kërcente në Itali duke përfaqësuar Shqipërinë ishte diçka e veçantë: “Jam shumë entuziaste për këtë eksperiencë. Jam dyfish e emocionuar, sepse kërceja në Itali, performoja në Itali, por përfaqësoja Shqipërinë, kështu që ishte diçka shumë speciale” – tha Klaudia në një intervistë në “Top Channel” duke shtuar se e gjithë skuadra ka pasur një energji shumë të mirë.

Po pse u zgjodh ajo koreografi? Sipas balerinës së njohur kjo ka qenë kërkesë e Ronelës. “Zgjedhja nis nga kërkesat e Ronelës si këngëtare dhe unë, si koreografe, kam mësuar kërkesat e saj. Kjo është detyra jonë. Koreografia është energjike, është sensuale dhe është një bombë. Për mua është kështu.” – tha Klaudia teksa sa i përket kritikave dhe sulmeve online shtoi: “Atyre do u themi ‘të mblidhemi të gjithë dhe t’i vendosim në një levë dhe të bëjmë një ‘plié’ ose një ‘fondu’ (lëvizje që përshkruan ulje të ngadaltë të trupit, duke përkulur gjunjët) që t’i zbusim të gjithë”.

Nga ana tjetër, Klaudia është ndier pak e fyer, e tradhtuar, nga Italia, e cila nuk i dha Shqipërisë asnjë pikë: Pak po, është e vërtetë. Zero pikë është pak fyese për çdokënd, por që nuk është në dorën tonë si individë, nuk na takon ne…” – tha ajo duke dashur ta mbyllë një herë e mirë të gjithë këtë diskutim.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X