Një super bashkëpunim mes dy këngëtarëve më të mirë të zhanrit Hip-Hop do vijë së shpejti.
Bëhet fjalë për Taynën dhe Butën, të cilët po punojnë për një projekt të përbashkët. Edhe pse reperja nuk e ka zbuluar emrin e Butës, duke na e lënë mister, kanë qënë më shumë se disa persona të cilët e kanë ndarë këtë lajm me publikun.
Fillimisht ishte faqja suportuese e Taynes, “Taynaposts”, e cila ka hedhur një fotografi ku konfirmohet ky bashkëpunim.
Më pas edhe mikja e Taynës ka ndarë një video me të ku shkruan: Kush e do një bashkëpunim mes Taynës dhe Butës?
E si për t’i vënë “kapakun”, ishte menaxheri i reperes, Rinor Hykolli ai i cili tha për mediat në Kosovë se projekti titullohet “Mashallah x Gzuar” e se është në bashkëpunim me Butën.
Vetëm data dhe ora e publikimit kanë mbetur pa u zbuluar. Me siguri, kënga do të mirëpritet shumë mirë nga fansat e dyshes.