Ka vetëm 15 orë që është publikuar dhe numëron mbi 1 milion shikime në platformën Youtube.
Po flasim për këngën e Don Xhonit “Katile” e cila është përqafuar nga publiku që me fragmentin e parë, postuar nga reperi para lançimit të plotë. Ajo çfarë bëri bujë gjithashtu ishte pjesëmarrja e Megi Pojanit në klip.
Mirëpo, kur një projekt përqafohet nga një audiencë masive, fansave nuk u shpëton asnjë detaj. Është vënë re se shumica e skenave të klipit të reperit nga Drenica, janë të kopjuara nga klipi i artistit armen Oksy Avdalyan me Super Sakon, i titulluar “Ser chka”, i publikuar tre javë më parë.
Nga ana tjetër ju kujtojmë që, nën kryetari i Komunës Skënderaj, Drenicë e ka vizituar reperin në shtëpinë e tij. Me anë të një fotoje në Instastory, Don Xhoni tregoi se nën kryetari ka qenë mysafiri i tij dhe e ka përgëzuar për arritjet deri më tani.
“Sot për vizitë e patëm gjeneral Sami Lushtakun. Ku më përgëzoj për suksesin e krejt arritjet e mia. Faleminderit kryetar qofshë i respektuar. Drenicë me vulë të kuqe. Deri në frymën e fundit,”-shkrujti reperi krahas fotos.