Një foto ku një i moshuar ishte xhiruar duke prekur pjesët intime të një vajze të mitur në Tiranë po qarkullon në rrjete sociale.
Tuna e ndau me ndjekësit e saj në InstaStory lajmin shokues, duke shkruar se këto ngjarje do të ndikojnë që të dalin në dritë edhe plot histori të tjera me pedofilë.
“A e dini sa pedofili i lirë shëtitet në këto treva të korruptuara! Dhe njohim të tillë, por përderisa ligji i ka liruar ne duhet t’i trajtojmë barabartë me njerëzit e tjerë…por jo gjatë! Qëndroni gati për të tjera histori pedofiliste”, ka shkruar Tuna.