Saturday, July 27, 2024
spot_img

Zbulohet ku do ta shohim Florjan Binajn së shpejti

- Advertisement -..

Pasi njoftoi largimin nga “Portokallia”, shumë u aludua se ku mund ta shihnim Florjan Binajn, madje u përfol se në planet e tij ishte politika, gjë që u hodh poshtë nga aktori. Sot është zbuluar më në fund se Florjanin do e shohim sërish në televizion, por në një rol komplet të ri.

Ai do të prezantojë emisionin “Piranjat”, në ABC, krah Arilena Arës. 

Emisioni investigativ “Piranjat” ka përfunduar të gjitha përgatitjet dhe pritet që të fillojë së transmetuari të martën e ardhshme në ABC.

Zbulohet ku do ta shohim Florjan Binajn së shpejti

Me drejtues Florian Binajn dhe Arilena Aran, nuk do të mungojnë situatat gazmore, njerëzit e kapur “mat” dhe investigimet në thellësi.

Emisioni nis të martën në orën 21:00 dhe në vijim, në ekranin e ABC në Shqipëri dhe T7 në Kosovë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X